Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhely, tha se mesazhi i presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për zgjerimin e mundshëm të Bashkimit Evropian në vitin 2030 është i mirëpritur, por shtoi se nuk bëhet fjalë për datat, por vullnetin dhe rezultatet.
Duke komentuar deklaratën e Michelit se Bashkimi Evropian duhet të jetë gati për zgjerim deri në vitin 2030, duke përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor, eurokomisioneri deklaroise Komisioni Evropian ka qenë gjithmonë i gatshëm të paraqesë çdo propozim që do të çonte në këtë, raporton Tanjug.
“Nëse ky është një mesazh nga Këshilli Evropian se ai dëshiron të përfshihet më në fund dhe të bëjë një hap të madh për të arritur zgjerimin, ky është një lajm i mirëpritur. Unë mendoj se çështja e zgjerimit nuk është çështje e datës, por çështje e vullnetit dhe përmbushjes së parakushteve nga ana e BE-së, por edhe nga vendet partnere në Ballkanin Perëndimor apo tre kandidatë për anëtarësim”, tha Varhely në një deklaratë para fillimit të takimit jozyrtar të ministrave të jashtëm të BE-së.