Janë varrosur tre anëtarët e familjes Pacolli, që humbën jetën në aksidentin në lumin Lepenc.
Shumë qytetarë u mblodhën në varrezat e qytetit në Arbëri të Prishtinës, për t’i përcjellur për në banesën e fundit, Naim Pacolli (60-vjeçar), Merita Visoka-Pacolli (48-vjeçare) dhe Ermal Pacolli (16-vjeçar).