Në prani të shumë qytetarëve i është dhënë lamtumira e fundit 18 vjeçares nga Krusha e Madhe, Anjeza Bellanica e cila vdiq në aksidentin e së dielës në Slavonski Brod të Kroacisë, raporton Gazeta Enigma.
Ajo u varros me dhimbje të madhe në varrezat e Krushës.
Gjatë ceremonisë u njoftuar se e pamja për humbjen e Anjezës do të zgjasë tri ditë.
Kujtojmë që të dielën, në një aksident me autobus në Kroaci vdiqën 10 qytetarë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan.
Viktimat e aksidentit tragjik u sollën sot në Kosovë./Gazeta Enigma/