Zëvendëskomandanti i tetë i Ushtrisë së Rusisë, Major Gjeneral Vladimir Frolov, i cili u vra gjatë një aksioni ushtarak në Ukrainë, është varrosur në Shën Petersburg, kanë raportuar mediat ruse.
Ceremonia lamtumirëse ku ka marrë pjesë edhe Kryetari i Shën Petersburgut, Aleksandr Beglov, është realizuar te varrezat Serafimovsky me nderime ushtarake.
Në një fjalim të mbajtur, Beglov ka thënë se Frolov “ka rënë heroikisht në një betejë me nacionalistët ukrainas duke sakrifikuar jetën e tij që fëmijët, gratë dhe të moshuarit në Donbas të mos shqetësoheshin më nga detonimet”.
Hera e fundit që Ministria e Brendshme e Rusisë raportoi humbjet e saj nga lufta në Ukrainë, ishte me 25 mars, kur pranoi humbjen e 1,351 ushtarëve. Sipas BBC, 217 nga 1,083 të vdekurt janë oficerë nga gradat lejtënant dhe gjeneral.
Me 6 prill, lista e humbjeve përfshinte 10 kolonelë, 20 lejtënantë, 31 majorë dhe 155 oficerë të ulët. Ndërkohë, Ukraina pretendon që deri tani kanë vdekur 7 gjeneralë rusë, por Rusia ka konfirmuar vdekjen e vetëm një gjenerali, atë të Major Gjeneralit Andrei Sukhotevsky.