Varroset sot 18 vjeçarja që humbi jetën në aksidentin në Durrës, shoferi mbetet në burg

Varroset sot 18 vjeçarja që humbi jetën në aksidentin në Durrës, shoferi mbetet në burg

Vikena Greku, 18-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin e rëndë të ndodhur natën e së enjtes te Ura e Dajlanit në Durrës, do të varroshet sot në fshatin Dyshnik të Beratit.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi aksidentin fatal, Arbër Xhaxhaj nga Fieri, doli sot para gjykatës për vlerësimin e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë. Gjykata dha masës ‘arrest me burg’.

Ai ishte i dehur dhe me shpejtësi të lartë teksa drejtonte automjetin tip BMW X5 në drejtimin Tiranë-Durrës, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv

Mjeti theu barrierat mbrojtëse dhe përfundoi shumë metra më tutje, në një hapësirë për tregtimin e luleve. Si pasojë e aksidentit humbi jetën 18-vjeçarja Greku, ndërsa u dëmtuan lehtë Xhaxhaj dhe dy këmbësorët.

Në gjendje tejet të rëndë psikologjike, Xhaxhaj i prangosur mbërriti në Gjykatën e Durrësit, ku u njoh me masën e sigurisë.

Related Articles