Vashat e Kosovës humbin përballjen me ato të Estonisë

Vashat e Kosovës humbin përballjen me ato të Estonisë

Vashat e Kosovës U16 janë përballur me Estonin.

Ato kanë humbur nga ky ballafaqim me rezultat 76:41.

Sfida ishte e vlefshme për vendet 17-20 në FIBA U16 Ëomen’s EuroBasket, Divizioni B, që po zhvillohet në Konya të Turqisë.

Ato ishin të barabarta me estonezet në fillim të ndeshjes dhe në dhjetë minutat e fundit, por periudha e dytë dhe tretë ishte vendimtare, ku Estonia në fund fitoi 76:41.

Dardanet e reja të premten do të ndeshen me Zvicrën dhe të shtunën me Luksemburgun, në ndeshjet e fundit në këtë garë. /Gazeta Enigma

Related Articles