Kosova A (femrat) ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian për Shtete të Vogla, raporton Gazeta Enigma.
Luksemburgu ka mundur Qipron 90:60, duke bërë që basketbollistet e Kosovës të sigurojnë vendin e dytë në grup.
Luksemburgu është në vendin e parë me katër pikë, Kosova e dyta me tri pikë dhe Qipro e fundit me dy pikë.
Në gjysmëfinale do të përballen me Irlandën të shtunën.
Kjo është hera e parë që Kosova A po luan në gara ndërkombëtare./Gazeta Enigma/