Papa Françesku po vazhdon të jetë në gjendje kritike, sipas Vatikanit.
Analizat e gjakut tregojnë që ai ka shenja të lehta të dështimit të veshkave, të cilat aktualisht janë nën kontroll.
Vatikani shtoi se 88-vjeçari, i cili u shtrua në spital mbi një javë më parë, nuk ka shfaqur kriza të mëtejshme të frymëmarrjes që nga mbrëmja e djeshme.
Disa nga analizat e tij të gjakut tregojnë “një insuficiencë renale fillestare, të butë, e cila është aktualisht nën kontroll”, tha Vatikani, duke shtuar se Papa vazhdon të jetë “vigjilent dhe i orientuar mirë”, shkruan CNN, transmeton Gazeta Enigma.
Papa u pranua në një klinikë në Romë më 14 shkurt dhe fillimisht iu nënshtrua testeve për një infeksion të traktit respirator.
Ai u diagnostikua më pas me pneumoni në të dy mushkëritë pas një skanimi CT të mëvonshëm. /Gazeta Enigma