Trajneri i Dritës, Akis Vavalis, ka thënë pas ndeshjes se Drita e meritoi fitoren për shkak të numrit të madh të rasteve të krijuara.
Drita fitoi 1:0 ndaj Fushë Kosovës në terrenin me bar sintetik. “Ne kemi krijuar shumë raste përgjatë gjithë lojës, por arritëm të shënonim një gol, ndoshta është më shumë psikike.
Megjithatë, djemtë e merituan fitoren. Kur nuk krijon raste nuk mund të shënosh, ndërsa kur krijon raste vijnë edhe golat”, ka thënë për “ArtMotion” pas ndeshjes, trajneri i Dritës, Akis Vavalis.