Drita ka pësuar humbje ndaj Viktoria Plzen në “Fadil Vokrri” me rezultat 1-2 duke u eliminuar nga Conference League.
Skuadra gjilanase ishte në disavantazh nga minuta e 76’të, kur shënoi Durosimni, kurse në minutën e 90+2 të takimit barazoi Blerim Krasniqi.
Në sekondat e fundit të ndeshjes Albert Dabiqaj luan me dorë në zonën e skuadrës së tij për t’i dhënë mundësinë Jirka-s që në minutën e 90+23 të realizoi golin e fitores për Plzen nga penaltia.
Pas ndeshje për “SuperSport” foli trajneri i Dritës, Vavalis.
“Kishim dy momente shpërqëndrimi, në momentin e parë kur pësuam golin me kokë, nuk e kam parë golin në përsëritje, por kur kundërshtari është i lirë në zonë do thotë që kishte moment dekoncentrimi. Jam shumë krenar me djemtë, provuam se mund të luajmë ndaj kundërshtarëve shumë të fortë. Penalltinë nuk mund ta gjykoj pasi nuk e kam parë mirë”, tha fillimisht ai.
“Ndeshja e dytë ishte më e vështirë, pasi ishim para tifozëve tanë, është dashur që të sulmojmë më shumë duke ruajtur qetësinë që të mos na kap euforia”, përfundoi Vavalis.