Ish-trajneri i Dritës, Akis Vavalis për ATV Sport ka komentuar situatën e fundit mes drejtorit sportiv të ekipit gjilanas, Valon Zymberit dhe “Intelektualëve”.
“Kam lexuar për incidentin në mes tifozëve dhe Valon Zymberit. Natyrisht, reagimi i Valonit nuk ishte korrekt dhe ai nuk duhej të binte deri në këtë skandal… Nga ana tjetër, unë nuk pajtohem me qëndrimet e tifozëve se Valoni qenka problemi. Me buxhetin që ka, ai bën punë mjaftë të mirë. Tifozët gjithashtu kanë kërkuar largimin tim, por në të njëjtat ndeshje, unë po shoh se Drita ka të njëjtat pika që ne kishim… ne shënonim më shumë gola dhe pranonim shumë më pak se tani, dhe natyrisht luanim futboll shumë më atraktiv. Gjëja më e rëndësishme për momentin është të gjendet një zgjidhje ndërmjet Valonit, klubit dhe tifozëve dhe të jenë të gjithë të bashkuar sepse probleme të tilla nuk e ndihmojë klubin… duhet të jenë të gjithë të bashkuar”, ka thënë Vavalis për ATV Sport