Trajneri grek i Dritës, Akis Vavalis, ka deklaruar pas humbjes së titullit se synimi është që në edicionin e ri të Superligës, te Drita të bëhet revolucion në skuadër.
Ai është shprehur i dëshpëruar, por ka thënë se Drita ka luajtur mirë dhe ka krijuar shumë raste shënimi.
“Kur luan dhe krijon shanse dhe nuk i përfundon aksionet, ndodh kështu. Krijon 10-15 raste të mira shënimi dhe nuk shënon. Kur nuk shënon përfundon kështu. Futbolli është lojë ku duhet të shënosh më shumë gola sesa kundërshtari. Një sulm e pati Malisheva dhe realizoi gol. Mendoj se ne kemi ndryshuar në aspektin taktik, por duhet ta menaxhojmë presionin dhe nuk mendoj se e kishim këtë aspekt të lojës”, është shprehur ai.
Drita edhe matematikisht e humbi titullin e Superligës. Ballkani ia doli të shpallej kampion për vitin e dytë radhazi.