Vazhdimësi e një konflikti të mëhershëm, detaje nga sherri me armë zjarri në Prishtinë

Vazhdimësi e një konflikti të mëhershëm, detaje nga sherri me armë zjarri në Prishtinë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sonte te banesat e bardha në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Dyshohet se është gjuajtur me kallashnikov dhe deri tani nuk është raportuar për të lënduar.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se sipas informacioneve të para, personi që po dyshohet për përfshirje në këtë rast është Arben Vitia, emri i të cilit pritet të konfirmohet tutje.

Mësohet se rasti që ndodhi sot është vazhdimësi e një konflikti të mëhershëm, pasi palët kanë pasur probleme edhe më herët – por jo direkt me viktimën e sherrit të sotshëm.

Lajmin tashmë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci. Ai tha ka deklaruar se Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.

“Nga veprimet e para policore në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar”.

Një banor në atë zonë ka rrëfyer për Sinjalin se kanë dëgjuar “minimum 10 herë të shtëna” duke e trazuar gjithë lagjen. Sipas tij, dyshohet se ka pasur një konfrontim në mes dy grupeve.

Related Articles