Vazhdimi i programit MCC për Kosovën, Kurti: Përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së

Vazhdimi i programit MCC për Kosovën, Kurti: Përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të ShBA-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar për vazhdimin e Programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) për Kosovën nga administrata e Presidentit Donald Trump, raporton Gazeta “Enigma”.

Për këtë lajm, Kurti tha se “është jashtëzakonisht i rëndësishëm për vendin tonë”.

“Edhe më shumë të lumtur dhe krenarë na bën fakti që Republika jonë është një ndër shtetet e pakta për të cilat financimi i programeve të MCC-së do të vazhdojë”, ka shkruar ai.

“Jemi thellësisht e përherë mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe angazhohemi çdo ditë për partneritet të fortë e të besueshëm”, përfundon postimi i tij.

Related Articles