Vazhdojnë kolonat e gjata në kufi për të dalë nga Kosova, mbi 3 orë pritje te Dheu i Bardhë

Vazhdojnë kolonat e gjata në kufi për të dalë nga Kosova, mbi 3 orë pritje te Dheu i Bardhë

Janë përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës, ndërsa pritjet më të gjata aktualisht janë në pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të fundit, mërgimtarët që po dalin nga Kosova po presin mbi tre orë, ndërsa kolona e automjeteve në këtë pikë është rreth 500 metra e gjatë.

Gjendja është më e mirë për hyrje në Kosovë, ku pritjet në Dheu i Bardhë janë rreth 20 minuta.

Ndërkohë, në pikën kufitare Jarinjë, pritjet në dalje nga Kosova janë deri në 30 minuta.

Related Articles