Vazhdojnë konvertimet në fenë katolike, në mesin e tyre edhe ish-rektori i UP-së

Vazhdojnë konvertimet në fenë katolike, në mesin e tyre edhe ish-rektori i UP-së

Përfaqësuesi i të ashtuquajturës “Lëvizja e Deçanit”, Arbër Gashi ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Mujë Rugova është konvertuar në katolik, shkruan Enigma.

Gashi përmes një postimi në Facebook tha se ceremonia është kryer në Alpet e Rugovës.

Poashtu ai ka publikuar edhe disa fotografi bashkë me ish-rektorin Rugova.

Postimi i plotë:

Urimet më të përzemërta profesorit dhe ish-rektorit të universitetit të Prishtinës, z. Mujë Rugova!

Profesor, Zoti iu bekoftë sëbashku me të gjithë ata e ato, që sot, më datë 11 shtator 2024, në zemër të Alpeve të Rugovës, e kryen obligimin më të shenjtë kombëtarë, duke e rikthyer në jetën tonë, lavdinë e dikurshme të të parëve tanë.

Related Articles