Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Primozh Gliha, e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.
Dardanët do të luajnë dy ndeshje kualifikues për Euro 2024 në kuadër të Grupit I, ku fillimisht do të presin Zvicrën në Prishtinë më 9 shtator, pastaj do të luajë në udhëtim te Rumania më 12 shtator.
E në këtë listë u njoftua se do të rikthehet pas një kohe të gjatë edhe futbollisti Arbër Zeneli.
Megjithatë, ky nuk është lajmi i mirë i vetëm që ylli i Përfaqësueses ka marrë këto ditë.
Pas kësaj, ai në një postim të shpërndarë në rrjete sociale zbuloi se është bërë baba për herë të parë.
Arbëri dhe partnerja e tij, Dafina, kanë mirëpritur një vajzë që e kanë quajtur, Ela.
“26 gushti do të mbetet data jonë e preferuar përgjithmonë. Mrekullia jonë e vogël, Ela Zeneli.
Kujtojmë që Arbëri dhe Dafina Hiseni u martuan vitin e kaluar (2022) në një ceremoni madhështore në Prishtinë.