Vazhdojnë protestat në Kazakistan, shkon në 26 numri i viktimave

Vazhdojnë protestat në Kazakistan, shkon në 26 numri i viktimave

Ministria e Brendshme e Kazakistanit njoftoi se në protestat antiqeveritare kanë humbur jetën 26 protestues.

Në një deklaratë nga ministria thuhet se vazhdon operacioni i filluar nga forcat e sigurisë në kuadrin e gjendjes së jashtëzakonshme në Kazakistan.

Më tej theksohet se situata është vendosur nën kontroll, janë pastruar ndërtesat administrative dhe bashkive në të gjitha qytetet dhe se në të gjithë vendin janë formuar 70 pika kontrolli.

“Forcat e sigurisë, vendosën rregullin shoqëror në qytetin Almaty dhe kanë marrë në mbrojtje vendet strategjike. Vazhdon operacioni për pastrimin e rrugëve”, thuhet në deklaratë.

Niveli i rrezikut nga terrori është rritur në “të kuqe kritike” njoftohet në deklaratën ku bëhet e ditur se kanë humbur jetën 26 protestues dhe 18 të tjerë janë plagosur.

Gjithashtu thuhet se në ngjarje janë arrestuar mbi 3 mijë persona./Gazeta Enigma/

Related Articles