Vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza, një fëmijë vdes nga uria

Vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza, një fëmijë vdes nga uria

Vazhdojnë bombardimet në Rripin e Gazës nga forcat izraelite ku të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, raporton Gazeta “Enigma”.

Shtatë nga viktimat u regjistruan në një sulm ajror ndaj një shtëpie në Jabalia an-Nazla, në veri të territorit. Sipas një mjeku në Gaza, situata humanitare po përkeqësohet me shpejtësi, duke hyrë në një “fazë të re vdekshmërie” për shkak të urisë. Ai tha se tashmë fëmijët e shëndetshëm, pa sëmundje të mëparshme, po preken rëndë. Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e kequshqyerjes.

Ndërkohë, grupet franceze dhe palestineze për të drejtat e njeriut kanë ndërmarrë një hap ligjor për të ndaluar tetë kompani izraelite armësh nga pjesëmarrja në Panairin Ajror të Parisit, për shkak të përdorimit të armëve në sulme ndaj civilëve palestinezë.

Ministri i Jashtëm i Malajzisë, Mohamad Hasan, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të ASEAN-it që të ndërmarrin veprime dhe të flasin hapur në mbrojtje të popullit palestinez para samitit të ardhshëm rajonal.

Related Articles