Vazhdon fushata kundër drogës në Podujevë, Policia shpërndan fletushka

Vazhdon fushata kundër drogës në Podujevë, Policia shpërndan fletushka

Këtë të shtune po mbahet dita e katërt e fushatës për vetëdijesimin kundër drogës në qytetin e Podujevës.

“Ti nuk ke kohë për drogë. Ke një jetë për të jetuar” dhe “Mendohu gjatë, droga nuk na falë” kanë qenë mesazhet e përcjellura nëpër qytet përmes fletushkave dhe të ndara nga policët e Stacionit të Policisë në Podujevë.

Fushata u hap ditën e mërkurë, me ligjerata në shkollat e mesme, media lokale dhe xhamitë e Komunës.

Organizimi i kësaj fushate është mundësuar nga Policia e Kosovës, Stacioni Podujevë, Këshilli i Bashkësisë Islame, Drejtoria për Arsim në Komunën e Podujevës si dhe Shoqëria Civile./Gazeta Enigma/

Related Articles