Vazhdon numërimi i votave, Abdixhiku: Pas certifikimit të rezultateve, do të nisi Turneun e Falënderimit

Vazhdon numërimi i votave, Abdixhiku: Pas certifikimit të rezultateve, do të nisi Turneun e Falënderimit

Po vazhdon procesi i numërimit të votave nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Me këtë rast, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se pas pas certifikimit të rezultateve do të nis Turneun e Falënderimit.

Këtë deklaratë ai e ka bërë përmes një postimi në Facebook, ku është shprehur se u ka premtuar qytetarëve se nuk do të shihen vetëm në zgjedhje, përcjell Gazeta Enigma.

“Së shpejti, pas certifikimit të rezultateve, do të nisi Turneun e Falënderimit. Sepse ju kam premtuar! Ju kam dhënë fjalën se nuk do të shihemi vetëm në zgjedhje”.

“Do të takoj gjithë ata që u rreshtuan në thirrjen time për ndryshim. Këtë herë nuk ishim mjaft. Por u bëmë më shumë. Do të bëhemi dhe më shumë”, ka shkruar tutje Abdixhiku. /Gazeta Enigma

Related Articles