Rilind Haziraj do jetë futbollisti i radhës që do largohet nga Klubi Futbollistik “Drita”, mëson Gazeta “Enigma”.
Sulmuesi i cili erdhi në afatin kalimtar të verës nga Fushë Kosova te klubi gjilanas, do të mbyll kështu bashkëpunimin me ‘bardhekaltërit’ pa lënë shumë gjurmë.
Siç mëson Gazeta “Enigma” ai do t’i bashkohet klubit të Malishevës.
Ai më shumë ishte pjesë e ekipit të 21 vjeçarëve të Dritës, se në ekipin e parë.
Haziraj largohet kështu pas Agyares dhe Dylian.
Kujtojmë që më parë Haziraj ishte pjesë e Fushë Kosovës në Ligën e Parë. /Gazeta Enigma/