Vazhdon operacioni policor për ngasësit e motoçikletave

Vazhdon operacioni policor për ngasësit e motoçikletave

Prishtinë, Policia e Kosovës ka vazhduar planin operativ për ngritjen e sigurisë në trafik me fokus ngasësit e motoçikletave, si pjesë forcimit të rregullave dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në qarkullimin rrugor.

“Policia e rajonit të Prishtinës, duke u mbështetur në vlerësimet e fundit që i ka bërë situatës së sigurisë në trafik, ka ngritur shqetësimet e tyre në lidhje me masat që duhen ndërmarrë me qëllim të përmirësimit të treguesve të sigurisë rrugore dhe uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik. Me gjithë faktin se policia në vazhdimësi është angazhuar në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës duke synuar uljen e numrit të kundërvajtjeve në trafik dhe ngjarjeve aksidentale, është parë e nevojshme që krahas kontrolleve të strukturave të policisë të punohet edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Operacioni policor do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë derisa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

Related Articles