Ndërprerja e internetit në Iran ka vazhduar për 4 ditë, sipas organit mbikëqyrës të sigurisë kibernetike NetBlocks.
Sipas NetBlocks, “interneti fiks, të dhënat mobile dhe thirrjet janë çaktivizuar, ndërsa mjetet e tjera të komunikimit po bëhen gjithnjë e më shumë objekt i sulmeve”.
Të enjten, lidhja e rrjetit ra në rreth 1% të trafikut të zakonshëm, duke sinjalizuar një ndërprerje ndërsa autoritetet ndërmorën masa të ashpra ndaj protestuesve antiqeveritarë, shkruan CNN.
Ndërprerja e komunikimeve në të gjithë vendin e bën të vështirë vlerësimin e asaj që po ndodh në terren. Vlerësimet nga Agjencia e Lajmeve të Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut (HRANA) me seli në SHBA e kanë vënë numrin e të vdekurve në më shumë se 500. CNN nuk është në gjendje ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë numër.
