Vazhdon protesta e opozitës në Shqipëri, drejtuesit e gradës përplasen me policinë

Vazhdon protesta e opozitës në Shqipëri, drejtuesit e gradës përplasen me policinë

Deputetët e opozitës në Shqipëri kanë zhvilluar një protestë para Kuvendit, raporton Gazeta “Enigma”.

Gjatë kësaj proteste ka pasur një mosmarrëveshje me tone të larta mes drejtuesve të gardës dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Sipas raportimeve të A2 ka qenë pikërisht momenti i tensionuar kur deputeti Luan Baçi pretendon se një efektiv me skafandër i nxori pistoletën, kur një drejtues i Gardës ka dalë përpara policëve dhe iu ka kërkuar të largohen me tone të larta. Pas disa momentesh forcat e FNSH-së u larguan dhe situata u qetësua. /Gazeta Enigma/

Related Articles