Vazhdon seanca e Kuvendit, fillon votimi i projektligjeve

Vazhdon seanca e Kuvendit, fillon votimi i projektligjeve

Kuvendi i Kosovës ka vazhduar seancën e sotme plenare, pas lëshimit të sallës nga LDK-ja e PDK-ja, raporton Gazeta Enigma.

Në sallë ishin 61 deputetë, andaj edhe kishte kuorum të mjaftueshëm për votimin e projektligjeve.

U miratuan katër projektligje, ai për bujqësi dhe zhvillim rural, ai për parandalim dhe kontroll të integruar të ndotjes, projektligji për zhvillimin rajonal të balancuar, si dhe ai për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Në asnjërën nga këto projektligje nuk pati vota kundër. /Gazeta Enigma/

Related Articles