Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen SC Gjilani – FK Liepaja, interesim i jashtëzakonshëm nga gjilanasit

Vazhdon shitja e biletave për ndeshjen SC Gjilani – FK Liepaja, interesim i jashtëzakonshëm nga gjilanasit

Sport Club “Gjilani” do të rikthehet në aksion gjatë ditës së enjte ku pritet të përballet ndaj skuadrës nga Letonia, FK Liepaja.

Klubi “kuqebardh” tashmë kanë hedhur në treg biletat për tifozët të cilët priten të jenë të shumtë në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Gazeta Enigma mëson se po vazhdon shitja e biletave tek Teatri i Qytetit në Gjilan dhe se interesimi është i jashtëzakonshëm.

SC Gjilani – FK Liepaja do të zhvillohet ditë e enjte me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës.

Ndryshe, mësohet se tashmë janë aranzhuar 12 autobusë që të mundësohet ardhja e tifozëve gjilanas në Prishtinë.

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles