Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e Ronaldos

Vazhdon të jetë e paqartë e ardhmja e Ronaldos

Cristiano Ronaldo është kthyer në qytetin e Manchesterit, por nuk dihet nëse do t’i nisë përgatitjet apo bisedimet me klubin e Manchester Unitedit, raporton “Sky Sports” të martën. Të paqartë të ardhmen e Ronaldos e ka cilësuar edhe trajneri Erik ten Hag.

Ronaldo humbi turneun parasezonal të Unitedit në Tajlandë dhe Australi për arsye familjare. Mediumi britanik raporton se Unitedi nuk po kërkon zëvendësues për 37-vjeçarin dhe qëndrimi i klubit është i pandryshueshëm – se Ronaldo nuk është në shitje.

Ylli portugez ka stërvitur larg klubit dhe dëshiron të largohet nga Unitedi për të luajtur për ndonjë klub që merr pjesë në Ligën e Kampionëve. Ronaldo me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

Related Articles