Raporti i shpenzimeve të Kuvendit tek kategoria e shpenzimeve dreka dhe darka për deputet vë në pah se përveç shpenzimeve në bufenë e Kuvendit “Shërbimet e bufes” ku janë shpenzuar mbi 8 mijë euro , restorantet që dominojnë në listë normal janë hotelet dhe restorantet më luksoze në vend, “Tifany”, ” Swiss Diamond Hotel “, “Bruni” “Restorant Anes Drinit” e tjera, raporton Gazeta Enigma.
Bazuar në raportin gjatë periudhës tetor-dhjetor të vitit 2022 të publikuara nga Kuvendi i Kosovës, dreka më e shtrenjtë që është paguar kapë vlerën 16 mijë e 390 euro , kjo drekë është ngrënë në “Swiss Diamond Hotel”.
Më poshtë është dokumenti me vlerën e shpenzuar per dreka e darka në restorante e hotele.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës vetëm në tre muajt e fundit të vitit 2022 kanë shpenzuar afër 30 mijë euro për bileta aeroplani
IndeksOnline ka siguruar raportin e Kuvendit të Kosovës me shpenzimet tre mujore të deputetëve ku vetëm në një udhëtim të realizuar me 17 tetor, deputetët shpenzuar 6 482 euro.
Agjensioni Turistik “Altavia Travel SHPK” është kontraktuar nga Kuvendi për udhëtimin e deputetëve, respektivisht me bileta aeroplani.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha është ndarë në një rubrikë të raportit, i cili me 5 dhjetor 2022 figuron që ka shpenzuar 926.7 euro.
Raporti është prej datës 01.10.2022 deri me datën 31.12.2022 i cili përfshinë ‘Shpenzime të udhëtimit zyrtarë- Bleta’.