Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje

Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje

Ish-kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, ka thënë që dikush duhet brenda 24 orësh të japë dorëheqje pas vdekjes së Agon Zejnullahut.

“Pa u bërë ora 00:00 sot, dikush nga brenda policisë, së paku nga brenda policisë, është dashur të tregojë veten, të dalë para qytetarëve të thotë: kjo na ka ndodur dhe ne do të veprojmë kështu. Ish dashtë [me dhanë dorëheqje]. Unë mendoj ashtu për shkak të shtetit tonë, për shkak të mbikëqyrjes…”, ka thënë Shishani në Rubikon të Klan Kosovës.

I pyetur se kush duhet të japë dorëheqje sipas hierarkisë, Shishani e pati këtë koment:

“Unë thashë, këto segmentet që ndihmojnë zhvillimit procesionit policor si një profesion goxha i vështirë, po shihet, është që nga vija e parë e frontit, first line supervisor është atje, që nga rreshteri e deri te drejtori i përgjithshëm”.

“Nuk është një gjë e mirë. Qytetaret mund ta humbin besimin, për shkak se rastet mund të ndodhin, por kur del dhe e pranon, dhe iu thu qytetarëve se ‘do të veprojmë kësisoj’, sepse si e thamë, kjo është vepër e randë, por megjithatë, jeta duhet të vazhdojë, policia do të punojë dhe ta ruajë imazhin dhe ta kthejë besimin eventual të humbur”.

Related Articles