Vdekja e 4 punëtorëve në vendin e punës, reagon Bajrami

Vdekja e 4 punëtorëve në vendin e punës, reagon Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas vdekjes së katër punëtorëve në vendin e punës gjatë javës së fundit.

Ajo iu ka bërë thirrje institucioneve shtetërore që të veprojnë menjëherë.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se duhet të mbajnë përgjegjës të gjithë ata që kanë dështuar të ndërmarrin masa për të parandaluar këto tragjedi. 

“Shpreh ngushëllime të sinqerta për familjet e katër punëtorëve që kanë humbur jetën në vendin e punës gjatë javës së fundit. Pa dashur t’i politizoj këto raste, ndjej detyrim të theksoj se secili prej nesh duhet të ndjejë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhen punëtorët në Kosovë, për pasigurinë dhe rrezikun që i shoqëron çdo ditë kur nisen për në punë. U bëj thirrje të gjitha institucioneve të Republikës, përfshirë inspektoratet shtetërore dhe komunale, si dhe Prokurorinë, që të veprojnë menjëherë. Duhet të mbajnë përgjegjës të gjithë ata që kanë dështuar të ndërmarrin masa për të parandaluar këto tragjedi. Jeta nuk kthehet, por institucionet kanë për detyrë ligjore dhe morale të parandalojnë raste të tilla dhe të sigurojnë që kushdo që nuk vepron sipas ligjit të përballet me drejtësinë”, ka shkruar Bajrami.

Related Articles