Vdekja e Arben Rugovës, Matoshi: Ishe mik i urtë e profesionist i zoti

Vdekja e Arben Rugovës, Matoshi: Ishe mik i urtë e profesionist i zoti

Publicisti Halil Matoshi i ka kushtuar një shkrim zyrtarit të MPDJ-së, Arben Rugova që vdiq dje, shkruan Gazeta Express.

Matoshi tha se Rugova ishte mik i urtë e profesionistë i zoti.

Postimi i plotë:

Lamtumirë Arben Rugova!

1.

Kur n’mjes më erdhi kumti për dekë tina, m’u prenë kâmtë n’gu!

Deka âsht nga ato fjaltë e ftohta e mizore si era, që lânë mas lisa t’rrxuem!

Deka herr e merr, gjithnji na doket ma t’mirë nga na!?

Jo jemi të njâjtë, porse ma t’mirë na dokën ata që ikin herët.

Si Beni.

Dekën e kemi ma ngat se këmishën e trupit, thuhet n’anë tona, por menoj se e kemi ma ngat se ândrrën që âsht vetëm karikaturë e saj.

Deka ajo âsht knejpari qe nga zanafilla.

Ajo asht reale si stuhia.

2.

Lamtumirë Ben!

Ti po kthehesh n’Malësinë tâne, që e ke dashtë fort e neve na metët kujtimi yt.

Ishe mik i urtë e profesionist i zoti. Njeri i mirë.

Kemi me i rujtë kujtimet mâ t’bukura me ty deri në fund të kohës!

Related Articles