Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar lidhur rastin e një vdekje të dyshimtë të një gruaje në Repartin e Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Vranjës.
Prokuroria e Lartë Publike në Vranjë të enjten dërgoi një komunikatë për media lidhur me vdekjen e një gruaje në lindje në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Vranjë, duke ngritur dyshimet se gruaja që vdiq pasi lindi fëmijën e saj, mund të ketë vdekur nga pakujdesia e personelit mjeksor.
E Kamberi ka ftuar institucionet e drejtësisë të kryejnë punën e tyre drejtë, në mënyrë profesionale dhe rasti të zbardhet deri në fund
Sipas tij, mungesa e të punësuarëve shqiptarë në spitalin e Vranjës është dëshmi e trajtimit të pabarabartë.
Ai shtoi se rastet e këtilla dëshmojnë nevojën e ndërtimit të institucioneve sekondare shëndetësore në Luginë të Preshevës.