Vdekja e foshnjes në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Vdekja e foshnjes në Spitalin e Pejës, rasti po hetohet për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor

Sot u raportua për vdekjen e një foshnje njëvjeçare të enjten në Spitalin Rajonal të Pejës.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur detaje të reja lidhur me rastin, i cili po hetohet si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Sipas raportit 24-orësh, babai i fëmijës ka treguar se foshnja ishte në gjendje të rëndë shëndetësore kur u dërgua në spital.

Ai ka deklaruar se edhe një ditë më parë, më 5 nëntor, fëmija ishte trajtuar në të njëjtin spital dhe më pas ishte liruar në shtëpi, transmeton Klankosova.tv.

Megjithatë, gjendja e tij është përkeqësuar dhe si pasojë fëmija ka ndërruar jetë në mëngjesin e 6 nëntorit.

“Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Related Articles