Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon nipi i tij Endriti

Vdekja e Haxhi Thaçit, reagon nipi i tij Endriti

Pas vdekjes së Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Thaçi ka reaguar, nipi i tij Endriti.

“Baci i mbylli sytë i qetë pas takimit të fundit me babin! Ke qenë gjithmonë frymëzim për mua dhe familjen! Vuajtjet nga padrejtësia u bënë të papërballueshme! Prehu në paqe bac”, ishte reagimi i tij në rrjetin social, Instagram.

Haxhi Thaçi, vdiq sonte në QKUK ku ishte i shtrirë disa herë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. /Gazeta Enigma



Related Articles