Vdekja e nënës nga Kosova bashkë me të birin, Ramosaj: Dhimbje shumë e madhe

Vdekja e nënës nga Kosova bashkë me të birin, Ramosaj: Dhimbje shumë e madhe

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në një vend jashtë Kosovës.

Një grua nga Deçani vdiq me të birin e saj. Derisa ajo tentoi ta shpëtonte, pasi ky i fundit ra në një pishinë.

Kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, shprehu dhimbje të madhe për rastin në fjalë.

“Jemi të shokuar. Kemi qenë në një lagje, jemi rritur bashkë rrugëve të lagjes. Jam i shokuar dhe pa fjalë. Dhimbje shumë e madhe”, deklaroi ai

“Tani jemi duke shkuar tek familja e saj”, përfundoi deklarimi i të parit të Deçanit.

Related Articles