Vdekja e Nikollë Perkajt – PDK anulon të gjitha aktivitetet elektorale për sot në Gjakovë

Vdekja e Nikollë Perkajt – PDK anulon të gjitha aktivitetet elektorale për sot në Gjakovë

Partia Demokratike e Kosovës ka anuluar të gjitha aktivitetet elektorale në Gjakovë, pas vdekjes së Nikollë Perkajt, kandidatit për kryetar të këtij qyteti, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe Kandidat për Kryetar të Komunës së Gjakovës. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit”, ka shkruar ai.

Tutje Beqa ka theksuar se “në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij, aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike në Gjakovë anulohen për sot. Qoftë kujtimi i tij i përjetshëm”.

Related Articles