Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjilan, ku një zyrtare policore është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.
“Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes. Është bërë këqyrja e vendit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, thanë nga IPK-ja.
“Po ashtu është konfiskuar edhe një armë zyrtare e cila do të dërgohet për ekzaminim”, theksuan nga ky institucion.