Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka reaguar pas aksidentit që ka ndodhur gjatë transportit të nxënësve nga fshati Duboc, ku shoferi i autobusit ka vdekur e disa nxënës kanë mbetur të lënduar.
“Komuna jonë ka humbur një burrë të ndershëm e një qytetar të përgjegjshëm, shoferin e kësaj linje, Hajzer Sadiku, ndërsa janë lënduar edhe disa nxënës, të cilët tashmë janë duke marrë trajtim në Emergjencën e Spitalit “Sheikh Zayed” në Vushtrri”, shkroi Idrizi në një postim në Facebook.
“Në emër të Komunës tonë, i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Sadiku, ndërsa nxënësve të lënduar ju uroj shërim sa më të shpejtë”, shtoi kryetari.