Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), duke cituar mediat norvegjeze, ka njoftuar se në rrethana të pasqaruara një shtetas norvegjez, shqiptar nga Peja, ka vdekur në Burgun e “Sremska Mitrovicës” në Serbi.
Siç bëhet e ditur, i ndjeri Artan Zymberi ishte i dënuar me 3 vite burg në mbajtje të dënimit mbi 1 vit, ndërsa në fillim të vitit të ardhshëm do të transferohej në një institucion korrektues në Norvegji, ku do të mbante dënimin e mbetur.
“KMDLNj merr vesh se pas viti të ri, i ndjeri Artan Zymberi do të transferohej në një institucion korrektues në Norvegji ku do të mbante dënimin e mbetur. Familja dhe miqtë e të ndjerit ngrejnë dyshime se ai mund të jetë vrarë. KMDLNj rekomandon familjen e të ndjerit që pas tërheqjes së kufomës së të ndjerit Artan Zymberi të kërkojë që të bëhet përsëri obduksioni dhe ekspertizë shtesë për të hequr dilemat apo vërtetuar dyshimet e vdekjes”.
”Shtetasit e Kosovës që janë në vuajtje të dënimit në Serbi por edhe shqiptarët që janë shtetas të shteteve tjera ndihen të pasigurt në Serbi andaj është domosdoshmëri që sa më parë të nënshkruhet (në kuadër të bisedimeve) Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë për transferimin e të dënuarve në vendet e origjinës në përputhje me standardet ndërkombëtare”.