Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një reagim për humbjen tragjike të jetëve të tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit, ka shprehur dhimbjen e tij për këtë ngjarje të rëndë, raporton GazetaBlic.
Haradinaj theksoi se është e rëndësishme që Policia të zbardhë rrethanat e kësaj tragjedie.
“Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta,” u shpreh ai.
E plotë:
Humbja e jetës së tre qytetarëve në Liqenin e Badovcit është një lajm i trishtë. Kërkojmë që Policia të zbardhë rrethanat e këtij rasti.
Ndajmë dhembjen me familjet që humbën të dashurit e tyre. Zoti i forcoftë në këto momente shumë të vështira për ta!