Vdekje e dyshimtë në Pejë, policia nis hetimet

Vdekje e dyshimtë në Pejë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës raporton për një vdekje të dyshimtë.

Rasti ka ndodhur në Pejë, derisa një qytetar e ka njoftuar policinë se ka vërejtur një person të shtrirë në ballkonin e tij.

Njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është  konstatuar vdekja  e viktimës

Tutje, në raport bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat qe i shërbejnë hetimit të rastit.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në ballkonin e një dhome ka vërejtur  viktimën mashkull kosovar të shtrirë. Njësitë relevante policore dhe një ekipi i ndihmës së shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është  konstatuar vdekja  e viktimës. Në vendin e ngjarjes janë mbledhur provat që i shërbejnë hetimit të rastit, ndërsa me vendim të prokurorit  trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Related Articles