Vdekje tragjike në Argjentinë gjatë festimit të triumfit në Kupën e Botës

Vdekje tragjike në Argjentinë gjatë festimit të triumfit në Kupën e Botës

Një 22-vjeçar raportohet të ketë vdekur tragjikisht në Buenos Aires gjatë festimit të titullit të Kampionit Botëror të Argjentinës.

Tifozi argjentinas u mbyt për vdekje kur flamuri të cilin e kishte mbështjellë rreth shpatullave, iu kap në motoçikletë.

Një burim policor i tha një gazete lokale: “Burri duket se ka vdekur kur një flamur argjentinas që mbante të lidhur në qafë si pelerinë, u kap në njërën nga rrotat e motoçikletës dhe e mbyti për vdekje”.

“Dëshmitarë të ndryshëm e panë atë të rrëzuar në tokë dhe kuptuan se ai e kishte flamurin në qafë.”

Hetimi është në vazhdim, por hipoteza fillestare është se ai ka vdekur nga asfiksia.

Argjentinasit anembanë botës festuan në rrugë pas fitores emocionuese të kombit të tyre me penallti në finalen e Kupës së Botës kundër Francës të dielën.

Më shumë se një milion njerëz u mblodhën rreth monumentit ikonik të Obeliskut në Buenos Aires. Epiqendra e festimeve argjentinase në Barcelonë ishte monumenti Arc de Triomf i qytetit, ku morën pjesë rreth 10,000 mbështetës.

Related Articles