Heshtja dhe zymtësia e kaploi edhe klubin e futbollit, Gjakova, pas tragjedisë që tronditi Kosovën ditë më parë.
Lordon Syla dhe Molos Delija, dy ish-futbollistë të kësaj skuadre, humbën jetën në aksidentin tragjik që ndodhi të shtunën e kaluar në Prizren.
Edhe stërvitja e skuadrës së Gjakovës është anuluar për shkak të këtij rasti tragjik.
Drejtori i klubit, Gzim Daka dhe ish-bashkëlojtari i dy ish-lojtarëve tani të ndjerë, Alban Daka folën për lajmi.net mes emocionesh e lotësh.