Brazili pezullon përdorimin e vaksinës së Astra Zencas te gratë shtatzëna, pasi një e re shtatzënë nga Rio de Janerio humbi jetën si pasojë e një hemorragjie cerebrale. Siç mësohet, viktima është një grua 35-vjeçare, 23 javë shtatzënë, e cila vdiq 5 ditë pas shtrimit në spital.
“Një ditë me herët, rregullatori shëndetësor Anvisa këshilloi pezullimin e vaksinës së Astra Zenecas për gratë shtatzëna.
Mbi bazë të rekomandimit vendosëm të ndërpresim përkohësisht përdorimin e vaksinën te gratë shtatzëna dhe ato që sapo kanë lindur. Theksoj se bëhet fjalë për një efekt të rrallë anësor”, deklaroi Franciele Francinato, koordinator për programin e vaksinimit
Astra Zeneca tha në një deklaratë se gratë shtatzëna dhe ato që ushqejnë me gji, nuk janë përfshirë në eksperimentet klinike. Sakaq, rajonet kanadeze të Albertës dhe Ontarios njoftuan se nuk do të ofronin dozat e para të Astra Zeneca, me pretendimin se rreziku i mpiksjes së gjakut është më i lartë nga sa vlerësohej paraprakisht.