Një 44-vjeçar shqiptar i identifikuar si Lorenc Koleci ka humbur jetën në Itali, pasi është përfshirë në një aksident tragjik, njoftojnë mediat vendase.
Ngjarja ka ndodhur në zonën Fermo, në sheshin e njohur si Ostilio Ricci, ku shqiptari ka qenë duke udhëtuar me një motor bashkë me një mikun e tij, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke u përmbysur.
Si pasojë ata kanë pësuar fraktura të shumta në trup. Mësohet se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Ancona-s por fatkeqësisht 44-vjeçari shqiptar nuk ka mundur të mbijetojë.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Autoritetet kanë nisur hetimet, për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë, shkruan A2Cnn.