Vdes 49-vjeçari pasi hidhet nga kati i pestë i ndërtesës

Vdes 49-vjeçari pasi hidhet nga kati i pestë i ndërtesës

Policia e Tiranës njofton se të enjten e 24 marsit, në rrugën “Fitnete Rexha”, është hedhur një person dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Viktima, Sh. L., 49 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Related Articles