Leonardo Zapata Bohórquez, i njohur me pseudonimin e tij artistik Sebastián Boscán, vdiq këtë të hënë në moshën 41-vjeçare në qytetin e Medellín në Spanjë.
Aktori kolumbian i filmit dhe televizionit e luajti rolin e Leandro Santos në telenovelën e famshme “Pasionet e Fshehta”. Megjithatë, ai kishte luajtur edhe shumë role të tjera, raporton Terra.
Boscán e filloi karrierën e tij në televizion në vitin 2002 me telenovelën kolumbiane “La Venganza”, ku luajti rolin e Marco Tulio Valerugo. Më vonë ai mori pjesë në një numër të madh serialesh, ndër të cilat më të rëndësishmet janë “Tiempo final”, “Montecristo”, “La mujer en el sombra” dhe “Madre Luna”.
Me “Pasionet e Fshehta” , aktori ndjeu njëfarë “daktilogjimi”, siç e quajti ai në disa intervista. Në një raport të pak më shumë se 1 viti më parë me ‘Bravíssimo’, në ‘CityTv’, ai zbuloi: “Leandro (roli) më bëri të njohur në 120 vende. Nuk kam udhëtuar shumë, por në Argjentinë kam gjetur punë falë atij personazhi (…) më shkruajnë nga Bagdadi, nga Kosova, nga Paraguaji; më shkruajnë nga të gjitha anët”.
Ai shprehej tutje: “E urreja sepse falë atij personazhi nuk më telefononin për një kohë të gjatë. Le të themi se personazhi ishte shumë i besueshëm, kështu që njerëzit nuk më njihnin”.
Pavarësisht kësaj, Boscán arriti admirimin e publikut në rolet e mëvonshme si Gabriel Ávila në “El stylista”.
Për këtë rol të fundit ai u nominua për çmimin India Catalina në kategorinë e aktorit më të mirë të telenovelës në vitin 2015. Për momentin dihet se Sebastián Boscán vdiq nga kanceri dhe kolegët dhe shokët e tij po e kujtojnë me trishtim dhe nostalgji./Gazeta Enigma/