Vdes aktori i njohur

Vdes aktori i njohur

Aktori indigjen australian, David Gulpilil, ka vdekur në moshën 68 vjeçare.

Gulpilil njihet për rolet e tij në filmat, “Walkabout”, “Storm Boy” dhe “Crocodile Dundee”, dhe konsiderohet si një ndër aktorët më të mirë australianë.

Kreu i Australisë Jugore, Steven Marshall, e bëri lajmin të ditur në një njoftim.

“Me pikëllim të thellë po e ndaj lajmin me popullin e Australisë Juogre për vdekjen e artistit ikonik, të pashoqin e gjeneratës, i cili e farkëtoi historinë e filmit australian dhe përfaqësimit të aborigjinëve në ekran – David Gulpilil Ridjimiraril Dalaithngu”, ka shkruar Marshall./Gazeta Enigma/

Related Articles