Ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj ka njoftuar për vdekjen e ambasadorit të Maqedonisë së Veriut në Berlin, Ramadan Nazifi.
Cufaj ka shkruar se Nazifi do të mbetet në kujtime si një personalitet i paharruar.
“Oh Dan! Shpirtin na e këpute!. Me rastin e vdekjes së Ambasadorit të Republikës së Maqedonisë Veriore në Berlin, Ramadan Nazifit, mgushëllime familjes, miqve dhe institucioneve të vendit”, ka shkruar Cufaj
“Ramadan Nazifi do të mbetet në kujtime si një personalitet i paharruar dhe profesionist shembullor!”.